Vendosni fjalën kyçe....

Vasili s’përmbahet para Ramës e Spiropalit: Hasani i grave dhe përdhunuesja e qeverisë!


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për publikimin e videos me familjarët e 13-vjeçares së përdhunuar në Kavajë, nga kryeministri Edi Rama.

Vasili shprehet mjaft ashpër ndaj Ramës, të cilin e quan “Hasani i grave”. Për ministren Spiropali, Vasili shprehet se e ka dërguar Rama që njerëzit të merren me videon dhe të harrojnë vetë Ramën.

“Kryeministri Hasani i grave dhe përdhunueset e qeverisë !!

Përdhunueseve të qeverise u duket vetja interesante me videot që bëjnë me viktimat e përdhunimit

I ka lëshuar rrugëve Hasani i grave në krye të qeverisë që të merren me këto dhe që të harrojnë atë.

Përdhunueset e qeverisë do të mbyten me jargët e tyre vetëm që t’i dojë më shumë Hasani i grave.

Përbuzini përdhunueset është më e pakta që mund të bëni….”, shkruan Vasili.

Videoja e publikuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë mjaft kritika për vetë faktin se qeveritarët deri dje kërkonin të respektohej privatësia e vajzës dhe ishin kundër raportimit të lajmeve mbi rastin.

Ndërkohë që mediat u treguan korrekte duke mos e raportuar me emra e mbiemra rastin, kryeministri publikoi videon e takimit të Spiropalit me familjarët. Duke i ekspozuar ata me zë e figurë para shqiptarëve.

Opozita reagoi ashpër duke e konsideruar shkelje të “së drejtës së privatësisë” së vajzës së dhunuar.

Deputetja Albana Vokshi  kërkoi fshirjen e videos nga rrjetet sociale si edhe shkarkimin e Spiropalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *