Policia ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Pukë. Sipas policisë, 25-vjeçari i quajtur Enderis Dodaj, është ai që dyshohet se shkrepi armën dhe ka vrarë nga pakujdesia 30-vjecarin Petrit Biba, me origjinë nga Mirdita.
Petrit Biba u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Pukës, mbrëmë rreth orës 20:30, por për shkak të gjendjes kritike, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një HEC-i, në fshatin Kaftallë të Pukës. Biba ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it.
Sipas Policisë, ai kishte plagë me armë zjarri tejshpuese në bark, që dyshohet se janë shkaktuar nga një armë automatike.