Templates by BIGtheme NET

Aleksandar Vuçiç: Pas protestave në Beograd qëndron dikush nga Kosova

Prej muajsh serbët janë ngritur në protesta kundër aleksandar vuçiçit, por presidenti i Serbisë, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd ndodhen në Kosovë.

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan tanjug.

Vuçiç ka deklaruar se dhe mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve. Sipas tij, duhet reflektuar pasi këto protesta janë organizuar pikërisht në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Presidenti serb ngre dyshime se “pse serbët nuk po protestojnë kundër taksës.”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto