Banorët e Elbasanit po zhvillojnë një protestë. Mijëra banorë kanë bllokuar rrugën në Papër ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Rama.
Banorët ankohen për gjendjen e shkollave, spitaleve rrugëve, mungesën e sigurisë në qytet, heqjen e ndihmës ekonomike, çmimin e lartë të karburantit dhe gjendjen e vështirë ekonomike.
Fermerë të shumtë i janë bashkuar protestës dhe bëjnë thirrje kundër politikave të qeverisë të cilat sipas tyre po i çojnë në faliment.
Banorët janë shprehur se në qytet nuk ka siguri prej kohësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si shkaktarët e vërtetë të kësaj situate të vështirë.
Ditën e sotme ka paur protesta edhe në Urën Vajgurore dhe në Vlorë, ku ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Basha.
Ai u ka thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt në Tiranë, “për të marrë në duar frenat e vendit dhe largimin e qeverisjes kriminale të kryeministrit Rama.”