Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në Drin


Polumbarët kanë arritur sot të nxjerrin trupin e peshkatarit, që u mbyt më shumë se 10 ditë më parë në lumin Drin të Lezhës.

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit të quajtur Agim Zeqja është nxjerr sot nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku ai u mbyt.

Forcat e policisë janë vënë në kërkim për të gjetur trupin e peshkatarit, prej 12 ditësh, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e tij.

“Sot, rreth orës 11:00, pas kërkimeve intensive nga polumbarët e Renea-s, forcat policore të Lezhës dhe ato të Kufirit, u gjet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Drin në det, trupi i i pajetë i shtetasit A.Z. 54 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili dyshohet të jetë mbytur më datë 28 Janar 2019 në lumin Drin në Ishull Lezhë . Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *