Templates by BIGtheme NET

Gjermania drejt përplasjes me SHBA-në për gazin rus: Askush s’na shantazhon dot

Ndërsa SHBA përpiqet të pengojë Berlinin nga një projekt i përbashkët energjetik me Rusinë. “Nord Stream 2”, ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, thotë se vendi i tij do të qëndrojë në këtë ndërmarrje, duke mbështetur Moskën si një partner të besueshëm.

Duke folur për gazetën “Welt am Sonntag”, Peter Altmaier u pyet rreth komenteve të bëra pak muaj më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, se Berlini është “rob” i Rusisë, kur është fjala për furnizimin me gaz.

Altmaier tha se Gjermania “nuk do i nënshtrohet asnjëherë shantazhit”.

“Për më tepër, nuk ka asnjë arsye për të besuar se Moska në një farë mënyre do të neglizhojë angazhimet e saj dhe do të pengojë furnizimet me gaz, duke qenë se ajo ka siguruar energji të sigurt për Gjermaninë për dekada të tëra”, argumentoi ai.

Edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Moska i përmbushi detyrimet e saj. Megjithatë, Berlini ende po kërkon të diversifikojë furnizimet e tij të energjetisë dhe gjithashtu është i etur të mbajë Ukrainën si një vend tranzit për gazin që rrjedh në Evropë.

Ai tha se përfundimi i projektit “Nord Stream 2” është në interesin e sigurisë së Gjermanisë. Tubacioni po kalon nën Detin Baltik dhe synon të lidhë drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë për të mbuluar kërkesat në rritje të gazit të Bashkimit Europian.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto