Vendosni fjalën kyçe....

Invalidi vlonjat-Bashës: Foli atij plehrës për mua, ma rriti pensionin veç 210 lekë në muaj!


Gjatë takimit të sotëm me Vlorë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u takua me një person i cili qëndronte në karrocë, pasi nuk bënte dot ndërhyrjen te femuri. Sipas tij, nuk kishte pjesë këmbimi për të bërë ndërhyrjen në femur.

Qytetari i kërkoi Bashës t’i thoshte historinë e tij Edi Ramës në Parlament. Pensioni i tij prej invalidi, është rritur me 7 lekë të vjetra në ditë, ose 2100 lekë të vjetra në muaj. Një rritje qesharake që nuk përbën ndonjë ndryshim për shpenzimet e përditshme të tij.

Biseda:

Basha: Si je?

Qytetari: Për shëndet mos më pyet, me këmbë të thyer se s’ka pjesë këmbimi për të

Basha: Për karrigen?

Qytetari: Jo jo, për femurin

Basha: Aaa, për femurin… Kur e ke thyer sa kohë ka

Qytetari: Që në nëntor

Basha: Dhe nuk kanë gjetur pjesë këmbimi për të bërë ndërhyrjen ëë, e turpshme.

Qytetari: Kurse nga ekonomia jemi si do Zoti, na e ka rritur 7 lekë në ditë, 7 lekë të vjetra.

Basha: Pensionin

Qytetari: Po. Kur të vesh në Parlament, thuaja dy llafe. Mi tha një person në karrocë, në Vlorë. Thuaja atij plehrës që flet për ekonominë.

Basha: 7 lekë në ditë

Qytetari: 7 lekë në ditë. 2 mijë e 100 lekë të vjetra në muaj… I kam shkruajtur dhe te ajo platforma

Basha: Ça platforme, ai është pusi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *