Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi falimentuar!”, fermerët e Urës Vajgurore hedhin prodhimet në rrugë (FOTO/VIDEO)


Pas protestës së banorëve të Zall Bastarit në Tiranë, në protestë janë ngritur edhe banorët e Urës Bajgurore.

Fermerët e Urës Vajgurore kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste. Ata shprehen se kanë falimentuar, pasi qeveria nuk u ofron mbështetje përmes subvencioneve apo metodave të tjera.

“Qeveria ka rënë poshtë, ai e ka harruar popullin e vet”, dëgjohet të thotë një prej fermerëve ndërsa të gjithë të tjerët e duatrokasin nën thirrjen “Rama ik”.

Disa nga parrullat që banorët e Urës Vajgurore kanë shkruar nëpër pankarta janë: “Subvencionet për bujqësinë zero”, “Taksat lokale të larta, shërbimi zero”, “Pagat e ulëta, taksat si në Angli”, “Bujqësia falimenton”, “Shqipëria e qytetarëve, jo e qeveritarëve hajdutë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *