Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama lidhur me vendimin për dëniminme 25 vjet burg të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 efektiovëve të policisë në datën 7 gusht të vitit 2009.
Sipas Berishës, pasi uli dënimin e Dajtit, Rama nxorri ministrat Gjonaj e Lleshaj për të dënuar këtrë vendim.
Ish-kryeministri shkruan se lidhjer e Dajtit me Ramën janë të njohura botërisht ndërsa me këtë vendim të gjykatës kryeministri i vrau për të dyti policët.
“Edvini lau sot duart si Pilati! Edvini, vrasesi per se dyti i oficereve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, tre dite pas krimit te tij makaber lan duart si Pilati.
Ai, pas i hoqi tre dite me pare kater denime te perjtshme mikut te tij, vrasesit serial te kater oficereve te policise, Dritan Dajti nxorri sot narkoministrat e tij kakistokrate, Vasal Lleshaj dhe ndrikull Gjonaj per tu betuar fytyrenxire se ai eshte duarjashte ne vrasjen per se dyti te oficereve te policise dhe triumfin e xhelatit te tyre Dajti ne sallen e krimit makaber.
Miq, lidhjet e krimit te Edi Rames me Dritan Dajtin qe datojne fillimet e viteve 2000 jane universalisht te njohura. Keto lidhje te ngushta dhe me pas dhe komunikimet e tij elektronike dhe te tjera me Dritan Dajtin ne qeli, manovrimet e Edvinit per ta liruar i kam denoncuar publikisht ne parlament dhe media mbi 20 here.
Keshtu qe ekzekutimi per here te dyte tre dite me pare i kater martireve te rendit dhe sigurise eshte vetem finalizimi i nje veprimtarie kriminale te krye kreut Edvin Kristaq Krimi. Duke denuar dhe nje here kete akt, i paprecedent ne historine e ketij vendi, dhe autorin e tij Edvin Kristaq Krimi, ftoj shqiptaret t’i japin sa me pare kreut te meduzes se krimit te organizuar ne Shqiperi pergjigjen e merituar! Sb” – shkruan Berisha në “Facebook”.