Templates by BIGtheme NET

Lojtarët e tij reklamuan bastet sportive, procedohet penalisht administratori i ekipit të Superligës

Procedohet penalisht administrator i një ekipi futbolli të Superligës. Bëhet fjalë për Gazmend Voglin, drejtori sportiv i Kastriotit, i cili akuzohet për reklamim të basteve sportive.

Sportistët e tij janë parë të reklamonin në fanellat e tyre, logot e kompanive të basteve.

Mbi administratorin 30-vjeçar rëndon akuza për veprën penale, “shpërdorim detyre”.

“Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Specialistët e Seksionit  për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë  proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës  është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto