Vendosni fjalën kyçe....

“Ministria e Jashtme përdor shqiponjë të bardhë në flamur, shkelje e Kushtetutës” – Denoncimi


Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka denoncuar përdorimin e shqiponjës së bardhë në flamurin kombëtar, duke zëvendësuar origjinalin që mban ngjyrën e zezë.

Ai ka publikuar dy foto për të treguar sesi ambasadat shqiptare në Romë e Beograd kanë hequr shqiponjën e zezë nga flamuri duke e zëvendësuar atë me një të bardhë. Ai e cilëson këtë si veprim të turpshëm dhe shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit.

“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!” – shkruan Rama në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *