Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri sulmon Spiropalin: Të largohet një orë e më parë!


Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka sulmuar ministren e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropalin, duke e akuzuar se po bën propagandë me rastin e 13-vjeçares nga Kavaja.

Ajo kërkon largimin sa më të shpejtë të Spiropalit nga detyra.

Pampuri përmend edhe rastin e Xhisielës nga Fushë-Kruja ndërsa shton se kjo është e vetmja qeveri që bën propagandë me viktimat e pushtetit të saj.

Pampuri u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë bashkë më 16 shkurt, për të larguar Edi Ramën.

 “Maskarallëku i qeverisë spiropaliste me ngjarjen e rëndë të Kavajës nuk njeh kufi. Një ditë e quan ngjarjen skenë filmi, një ditë bën show, më pas bën propagandë duke shkelur çdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit fatkeqë.

Jo për herë të parë dështimin e qeverisjes së tij Edi Rama mundohet ta fshehë pas propagandës. Përdorimi i dhimbjes së prinderve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëkut të kesaj mizerje qeverie.

Të njëjtën gjë bënë me Xhisielen e Fushë-Krujës, të cilën në fund e detyruan të mohojë veten. Kjo është e vetmja qeveri që bën propagandën me viktima të pushtetit të saj të degraduar. Elisa Spiropali duhet të largohet një orë e më parë pasi ka shkelur ligjin: “Për mbrojtjen e të drejtave përsonale” e me pas dhe Edi Rama.

Këta nuk njohin limite sepse kanë moralin e përdhunuesve që sollën në pushtet. Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre.”, shkruan Pampuri.

Videoja e publikuar dy net më parë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë mjaft kritika për vetë faktin se qeveritarët deri dje kërkonin të respektohej privatësia e vajzës së mitur dhe ishin kundër raportimit të lajmeve mbi rastin.

Ndërkohë që mediat u treguan korrekte duke mos e raportuar me emra e mbiemra rastin, kryeministri publikoi videon e takimit të Spiropalit me familjarët, duke i ekspozuar ata me zë e figurë para shqiptarëve.

Opozita reagoi ashpër duke e konsideruar shkelje të “së drejtës së privatësisë” së vajzës së dhunuar.

Deputetja Albana Vokshi  kërkoi fshirjen e videos nga rrjetet sociale si edhe shkarkimin e Spiropalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *