Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, nis hetimi edhe për institucionet arsimore


Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj stafit pedagogjik të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë si dhe ndaj Drejtorisë Arsimore pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të përdhunimit të 13-vjeçares, por nuk e kanë referuar çështjen në polici.

Sipas prokurorisë, institucionet arsimore kanë fshehur për pesë ditë abuzimin e vajzës, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin për ta referuar çështjen në Polici.

Vajza e dhunuar ka treguar në polici se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës ishin vënë në dijeni për ngjarjen rreth 5-6 ditë, përpara se ajo me nënën t’i drejtoheshin Policisë.

 “Prokuroria e Durrësit thellon hetimet lidhur me rastin e 14- vjeçares në Kavajë, e cila u abuzua seksualisht nga shokët e shkollës. Krahas hetimit për të dyshuarit, organi i akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ‘Rilindja’ që frekuentonte vajza si dhe Drejtorinë Arsimore në Kavajë. Kjo për faktin se institucioni arsimor u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti, duke mos denoncuar krimin në Polici.  Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi”, citon prokurorinë, gazeta Panorama.

Mësuesja kujdestare e ka thirrur nxënësen e mitur pas një rrëfimi që një prej nxënësve të klasës i ka bërë.  Gjatë bisedës, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte, mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithçka kishte ndodhur.

Por pas këtij momenti, ngjarja nuk është referuar në polici.  Ka qenë vetë nëna e 14-vjeçares, e cila disa ditë më pas, bashkë me vajzën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Kavajë për të bërë denoncim. Konkretisht, denoncimi është kryer më 29 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *