Ndërkohë që protesta e “Jelekëve të Verdhë” ka hyrë në javën e 13-të të saj, një prej protestuesve ka këputur gishtat gjatë përleshjes para Parlamentit në Paris.
“BBC” shkruan se protestuesi tentoi të kapte një granatë prej gome, por ajo i shpërtheu në dorë.
Gjatë protestës së fundit i është vënë zjarri shtëpisë së kreut të Asamblesë Kombëtare të Francës, edhe pse nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me protestat.
Protestat e “Jelekëve të Verdhë” filluan në mes të nëntorit mbi taksat e karburantit.
Që atëherë, ato janë zgjeruar në një revoltë kundër Presidentit, Emmanuel Macron, dhe një klase politike të parë si jashtë kontaktit me njerëzit e thjeshtë.
Sipas shifrave të qeverisë franceze, 51400 njerëz u bashkuan me protestat të shtunën e 9 shkurtit, 4,000 prej tyre vetëm në Paris.
Në Paris, protestuesit marshuan nga “Champs-Elysees” në ndërtesat e parlamentit të qytetit ku dnodhi përleshja mes protestuesve dhe policëve.