Vendosni fjalën kyçe....

Salah habit me veprimin e tij, tifozët s’përmbahen në rrjetet sociale


Ylli i Liverpulit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, i ka habitur jo pak tifozët e futbollit pasi hoqi mjekrën e tij, që ka qenë pjesë e pandashme e pamjes së tij të jashtme prej vitesh.

Ai e postoi pamjen e re ditën e sotme në llogarinë e tij në “Twitter” duke surprizuar jo pak. 23 milionë ndjekësit e tij shpërthyen në komente duke e shpjeguar në mënyra të ndryshme këtë gjë.

Një pjesë bënë thjesht humor e ironi, kurse një pjesë tjetër u futën më në thella në komentet e tyre. Tifozët e ‘Mbretit egjiptian’ janë më të prirur ta lidhin pamjen e tij me atë që janë mësuar të shohin prej vitesh dhe ndryshimi u erdhi si një zhvillim krejt i papritur.

Një ndjekës i tij në “Twitter” e shpërndau foton duke komentuar: “Duke parë @MoSalah pa mjekër është sikur të shohësh një breshkë pa zhguall”.

Posta e Instagram-ut të Salahut ka grumbulluar më shumë se 1 milion pëlqime në hapësirën e vetëm disa orëve.

Lojtari Dejan Lovren madje shtoi një koment ironik duke shkruar: “OK, tani besoj se je 26 vjeç”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *