Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Juridikut kërkesë me 6 pika dekanit: Na shtyj sezonin!


Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë drejtuar dekanit ë tyre Artan Hoxha, një kërkesë  ku parashtrojnë 6 pika që pasqyrojnë problematikat e tyre.

Në këtë kërkesë zyrtare, studentët kërkojnë shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve.

Një tjetër kërkesë e tyre është shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentet për bursë dhe për përgjysmimin e tarifave.

Studentët i kanë kërkuar dekanit që të përcjellë në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 në ligjin për arsimin e Lartë. Dekani ka kohë deri më 12 shkurt që t’u përgjigjet studentëe.

LETRA E STUDENTËVE

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.

Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *