Vendosni fjalën kyçe....

Trump e quan “Pocahontas”, senatorja demokrate shpall zyrtarisht kandidaturën për presidente


Sebnatorja demokrate Elisabeth Warren ka shpallur zyrtarisht garën për Shtëpinë e Bardhë. Ajo është demokratja më e fundit e cila ka nisur fushatën për t’u bërë kandidate për presidencën e SHBA-së.

“BBC” shkruan se edhe përpara se ajo të shpallte kandidaturën, ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump e kishte quajtur atë “mashtruese”.

“Populli amerikan do të refuzojë fushatën e saj të pandershme dhe idetë socialiste si” Green New Deal “, që do të rrisë taksat, do të vrasë vendet e punës dhe do të shkatërrojë klasën e mesme të Amerikës”, shkruan menaxheri i fushatës së Trump, Brad Pascale.

Senatorja, Elizabeth Ann Warren, ka shkaktuar jo pak debate në SHBA pas pretendimeve të saj se kishte prejardhje nga indianët e Amerikës.

E ngacmuar prej presidentit Trump që të vërtetonte pretendimet e saj, Warren publikoi testin e ADN-së. Sipas rezultateve të testit doli se ajo kishte më shumë se 95% prejardhje evropiane, ndërsa kishte edhe prejardhje amerikane, që shkon nga 6 deri në 10 breza të shkuar dhe që varion nga 1/64 në 1/1024.

Në jo pak postime në “Twitter”, Trump e ka ironizuar senatoren demokrate Warren si “Pocahontas e rreme“, duke iu referuar asaj indianes së famshme amerikane të viteve 1600.

Në fund Warren u detyrua të kërkojë falje për publikimin e  rezultateve të ADN-së.

Warren e bëri zyrtare kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara në qytetin Lawrence, të shtetit Masaçusets, ku ajo është senatore.

Gjatë fjalimit të saj, ajo premtoi të trajtojë pabarazinë ekonomike dhe të ndërtojë “një Amerikë që funksionon për të gjithë”.

Ajo shtoi: “Kjo është luftë për jetët tona, luftë për të ndërtuar një Amerikë ku ënrrat janë të mundshme dhe një Amerikë që funksionon për të gjithë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *