Vendosni fjalën kyçe....

6-vjeçarja me kancer bën ëndrrën realitet, ‘betohet’ si oficere e policisë (VIDEO)


Një vogëlushe nga Hjustoni që vuan nga kanceri ëndërron të bëhet një ditë oficere e policisë së Teksasit.

Duke qenë se 6-vjeçarja Abigail është në gjendje të rëndë dhe nuk dihet nëse do i mbijetojë sëmundjes, policia vendosi t’ja bëjë ëndrrën realitet.

“Zëri i Amerikës” ka publikuar një video nga ceremonia e betimit të 6-vjeçares, si oficere e policisë së Teksasit.

Sipas policisë, Abigail Rose Ariasi kishte shprehur interesin e saj për forcat e zbatimit të ligjit tek Shefi i Policisë Ray Garivey.

Shefi i prekur nga historia e saj, administroi betimin për vajzën, e cila mbante uniformën e një oficereje të policisë.

Ajo ngriti dorën e djathtë për të pranuar përgjegjësinë si një anëtare e departamentit të policisë në Freeport, një qytet prej rreth 12,000 banorësh që ndodheshin 80 kilometra në jug të Hjustonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *