SHÇBA ka reaguar pas publikimit të videos ku një polic bënte veprime të turpshme teksa filmohej.
SHÇBA në një njoftim bën me dije se polici, Berhan Bajrakurti është arrestuar në flagrancë dhe video është regjistruar në shtëpinë e tij.
Më tej në reagim thuhet se po hetohet edhe për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vlerësim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale ”Ngacmim seksual”.
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.
Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos qe u dërgua për publikim ne medie.
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.