Vendosni fjalën kyçe....

Balla: “Prokuroria të mos e mbyllë çështjen CEZ”. I përgjigjet Berisha: S’ka asnjë provë ndaj meje, ke udhëtuar me trafikantë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i bëri thirrje Prokurorisë të mos i pushojë hetimet për çështjen CEZ ndaj Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt.

Pas daljes nga seanca gjyqësore, Balla tha dëshmitari kyç për këtë çështje Nue Kalaj ndodhet në Kosovë ku kandidon për anëtar të Komunës së Prizrenit.

“Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Kalajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht.” – tha Balla.

Shkëlzen Berisha nga ana tjetër pas daljes nga seanca tha për mediat se nuk ka asnjë provë se është kryer evazion fiskal nga ana e tij, ndërsa akuzoi Ballën se ka udhëtuar me trafikantë droge.

“Nuk ka asnjë provë që pretendohet për evazionin fiskal. U përpoq të rikthente vëmendje në komisionin e dështuar parlamentar, që ai e udhëhiqte. Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja. Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender. Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në  gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon.” – tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *