Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Laknasit ultimatum Veliajt: Rregullo furnizimin me ujë, ndryshe bllokojmë stacionin e pompave


Banorët e Laknasit kanë zhvilluar sot një protestë kundër Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT). Arsyeja e kësaj proteste është mosmarrja e shërbimeve nga kjo ndërmarrje .

Sipas banorëve, 70% e tyre nuk furnizohen fare me ujë, ndërsa për 30% të tyre, uji shkon në banesë vetëm 20 minuta në ditë me orare të papërcaktuara.

Ata i kanë vënë një ultimatum kësaj ndërmarrjeje duke i vënë afat 6 ditor që t’u kthehet përgjigje kërkesave të tyre. Nëse brenda këtij afati kohor, banorët do të ndeshen me indiferencën e “UKT”-së, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e stacionit të pompave. 

Për realizimin e kërkesa të tyre, banorët kanë bërë dhe një peticion drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Kërkesat e banorëve të Laknasit

  1. Furnizim të plotë më ujë të gjithë familjeve me ujë të pijshëm
  2. Riparimin e  rrjetit ekzistues për faktin pasi ujërat derdhen në sipërfaqe në rrugët e zonës
  3. Kalimin e stacionit të pompave në administrim të Ujësjellës Kanalizime Kamëz


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *