Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Lushnjë: S’jeni të varfër por të vjedhur! Kjo është java vendimtare


Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Lushnjë, ku ka takuar qytetarët që kishin dalë për t’i përcjellë shqetësimet, lidhur me varfërinë, mosfunksionimin e bizneseve, çmimet e larta etj.

“Nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur. Kjo është java vendimtare.”, u tha Basha, banorëve.

“Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë.

Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije.

Një mik më tha se ka katër muaj që ka vënë apartamentin në shitje, me një çmim qesharak sepse dua të shkoj në Tiranë dhe nuk arrij ta shes. Kjo duhet të marrë fund. Siç e thanë edhe studentët “Ju nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur”.”, u tha më tej Basha.

Ai garantoi se kur demokratët të vijnë në pushtet, me rikthimin e subvencioneve te fermerët, kthimin te biznesi të taksës 300 lek për litër të naftës dhe me uljen e çmimit të energjisë, Lushnja do të marrë prapë frymë.

“Duhet ta çlirojmë Lushnjen nga Shytët dhe krimi. Për këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.”, theksoi Basha.

BISEDA ME NJË QYTETARE:

Qytetarja: Jemi shumë keq. Jam kryefamiljare me dy fëmijë. Kam qenë në Hipotekë. Më hoqën me pa të drejtë. Edhe gjyqet i kam fituar. Ishte politike. Rama ta dijë se në  16 shkurt na ka në Tiranë.

Basha: Kanë hequr nga puna bjerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç.

Qytetarja: Mua më hoqën bukën e gojës. Dhe Rama një gjë të dijë. O rama, o populli në këtë ditë sot.

Basha: Dihet përfundimi i asaj.

Më 16 shkurt opozita mban në Tiranë protestën kundër qeverisë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *