Templates by BIGtheme NET

Deklaratat e Dades kundër Ramës, reagon Gjylamenti: Po flet si Saliu dhe Mona

Deklaratat e  të ish-deputetes socialiste Arta Dade kanë shkaktuar menjëherë reagim në rradhët mazhorancës. Ish-funksionarja e PS-së tha se Rama ka dështuar ndaj duhet të ikë sepse është bërë më keq se Saliu në modelin e pandëshkueshmërisë.

Dade propozoi që PS të ngrejë një qeveri me një kryeministër tjetër. E para që reagoi ishte kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti. Në një koment në Facebook ajo iu drejtua “me dashamirësi” Dades, por nuk i kursen edhe shigjetat.

E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona.

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe, se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina” – shkruan Gjylameti.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto