Templates by BIGtheme NET

DRITAN DAJTI- Pikat e errëta të hetimit që media i injoroi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka njohur dënimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, në një vendim 3 me 2, me gjyqtarë të mbledhur nga gjykatat e Apelit të Rretheve, pasi ata të Krimeve të Rënda ishin sfumuar si opsione për shkak të një procesi të tejzgjatur dhe me shumë të panjohura që prej ditës kur ndodhi masakra në Durrës ku mbetën të vrarë 4 policë dhe një shoqërues i Dajtit.

Sot ky vendim ka shkaktuar ping-pong akuzash politike, ku palët reciproke betohen në deklarata publike për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë, në shënjestër janë gjyqtarët e çështjes që vendosën gjykimin e shkurtuar, ndaj tyre ka nisur gjyqi publik, të gjithë bëjnë sikur nuk dinë gjë dhe se janë kundër këtij vendimi.

Por ajo çfarë moralistët e sotshëm e dinë, por nuk e thonë, është fakti se hetimi i kësaj ngjarje ka pasur shumë pika të errëta, ndërsa që në vitin 2010, ish-avokati mbrojtës i Dajtit, Sokol Koçiu (asokohe askush nuk pranonte ta merrte në mbrojtje Dajtin) trokiste në dyert e mediave për të denoncuar atë që Koçiu e cilësonte si shkatërrimin dhe manipulimin e skenës së krimit nga prokurorët dhe policia.

Asnjë media nuk konsideroi provat dhe të dhënat e Koçiut, përveç gazetarit Artan Hoxha, që disa kohë më vonë i kushtoi në emisionin “Xhungël” një raportim më të detajuar kësaj ngjarje. I vetmi raportim që ofroi një tjetër anë të medaljes.

Hashtag.al sjell sot për herë të parë publikimin e një kallëzimi penal të vitit 2010 që Koçiu ka bërë ndaj dy prokurorëve që hetuan çështjen. Të dhënat e renditura nga Koçiu hedhin dyshime serioze se provat e ngjarjes janë manipuluar dhe se operacioni policor mund të ketë pasur probleme tepër serioze në legjitimitetin dhe shtysat e organizimit të tij.

Më poshtë po publikojmë kallëzimin e plotë penal që Koçiu ka bërë ndaj dy prokurorëve të çështjes në vitin 2010:

K  A  L  L  Z  I  M    P  E  N  A  L

Drejtuar:         Prokurorit te Pergjithshem  zj.Ina Rama.

Kallzues:       “Byroja per mbrojtjen e të burgosurve”, perfaqesuar nga drejtori ekzekutiv Sokol Koçiu, Rr.Myslym Shyri, P.46/1, Shk.5, Ap.12, Tirane, nr.cel.06940XXXX.

Te kallzuar: Shtetasit Ardian Nezha dhe Eugen Beci, prokurore prane Prokurorise per krimet e renda.

Objekti:         Kryerja e veprave penale “Shperdorimi i detyres” dhe “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parshikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 301 te K.Penal.

Baza ligjore:   Nenet 281 e vijues te K.Pr.Penale.

Me 07 Gusht 2009, rreth ores 13.50, ne Lagjen nr.13 Plazh-Durres, prane pistes se vogel “Iliria”, jane vrare me arme zjarri shtetasit Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Ledion Mara si dhe jane plagosur shtetasit Fatjon Shamku e Dritan Dajti.

Po ne te njejten date, Prokuroria per krimet e renda ka regjistruar procedimin penal nr.62 ne ngarkim te shtetasit Dritan Hasan Dajti, akuzuar per kryerjen e krimit “Vrasja ne rrethana cilesuese” e punonjesve te policise Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, te parashikuara nga neni 79-c i K.Penal.

Lidhur me sa siper i burgosuri Dritan Dajti i eshte drejtuar per ndihme “Byrose per Mbrojtjen e te Burgosurve”, ku ka denoncuar autoritetet gjyqesore per shkelje te renda te ligjit e korrupsion ne procesin penal qe po zhvillohet ndaj tij.

Sa siper pas ekzaminimit e keqyrjes se akteve te procedimit ne fjale si dhe pas nje investigimi disa mujor, u zbuluan fakte dhe prova kompromentuese qe lidhen me kryerjen e dy krimeve nga prokuroret e ceshtjes Nezha e Beci, te cilat ne respektim te nenit 281 te K.Pr.Penale me detyrojne qe t’ju drejtohem me kete kallzim me shkrim.   

Elementet thelbesore te faktit.

Se pari, po ju paraqes tre akte dhe dy fotografi te administruara ne fashikullin e gjykates, te cilat tregojne se dy metra larg vendit ku u gjenden te vrare punonjesit e policise Saimir Duckollari dhe Altin Dizdari, eshte fiksuar nje autoveture Mercedes-benz, me ngjyre gri, me targa TR 1638 S, poseduesi i te cilit ka qene nje nga te dyshuarit apo deshmitaret kryesore te vendit te ngjarjes (lidhja 1).

Pas ekzaminimit nga ana jone, kjo prove rezultoi e manipuluar nga prokuroret. Pikerisht ky manipulim ka prishur themelin e hetimit duke bere qe per verifikim te mos shkoje targa e mesiperme e fiksuar ne vend ngjarje por nje e ngjajshme me te dhe konkretisht TR 1658 S (lidhja 2).

Ky veprim u pasua nga nje veprim tjeter i kundraligjshem, c’ka beri qe pas 10 ditesh ne sistemin e regjistrimit kombetar te targave; targa e ketij automjeti TR 1638 S, te ndryshohet me nje targe tjeter, duke humbur perfundimisht gjurmet per organet e hetimit.

Se dyti, ju paraqes faktin qe prokurori Nezha ndonse ka konstatuar ne vend ngjarje si bashkepuntor te Dritan Dajtit edhe nje person te dyte i cili sipas deklarimeve te tij eshte bere shkak per vrasjen e punonjesit te policise Kastriot Feskaj, ka shpallur moskompetencen per hetimin dhe zbulimin e ketij personi, duke ja kaluar aktet prokurorise se rrethit Durres me akuzen qesharake te armbejtjes pa leje. Ja se cfare thuhet shprehimisht ne kete vendim:

Personi qe u largua u ndoq nga Kastrioti dhe ne hyrje te rrugices se dyte Kastrioti ka arritur ta neutralizoje kete person. Pasi ka pare skenen personi qe kishte pistoleten ne dore (Dritan Dajti) i eshte afruar nga pas policit Kastriot Feskaj duke e qelluar kete dy here nga pas. Personi i neutralizuar arriti te largohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk eshte bere e mundur kapja dhe identifikimi i tij (lidhja 3).

Se treti, ju paraqes faktin qe te kallzuarit duke abuzuar me detyren dhe funksionet qe mbartnin nuk kane zbatuar ligjin penal ndaj punonjesit te policise Perlat Leli i cili ka levizur nga vendi i ngjarjes sende me vlera te paperseritshme per zbardhjen e tragjedise.

Prove autentike per sa me siper eshte Vendimi i prokurorit Beci date 8 Gusht 2010 per sekuestrimin e pistoletes se punonjesit te policise Sajmir Duckollari vrare gjate operacionit, nga ku rezulton qe kjo pistolete (prove materjale) eshte levizur nga vendi i ngjarjes prej shtetasit Perlat Leli. Ne kete vendim thuhet:

“Gjithashtu ky punonjes policie (Perlat Leli), disponon dhe armen e punonjesit te policise Sajmir Duckollari, te cilen deklaron se e ka marre ne vend ngjarje ku eshte vrare Sajmir Duckollari” (lidhja 4).

Se katerti ju paraqes faktin qe te kallzuarit nuk kane zbatuar ligjin penal ndaj punonjesit te policise Altin Xhepa  i cili ka levizur nga vendi i ngjarjes sende me vlera te paperseritshme per zbardhjen e tragjedise.

Prove autentike per sa me siper eshte Vendimi i prokurorit Beci date 8 Gusht 2010, per sekuestrimin e armeve te punjesve te policise Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj te vrare gjate operacionit, nga ku rezulton qe keto arme (prove materjale) jane levizur nga vendi i ngjarjes nga punonjesi i policise Altin Xhepa. Ne kete vendim thuhet:

“Gjithashtu ky punonjes policie disponon dhe armet e punonjesve te policise Kastriot Feskaj dhe Fatos Xhani te cilat deklaron se i ka marre ne vend ngjarje ku jane vrare Kastriot Feskaj dhe Fatos Xhani” (lidhja 5).

Se pesti ju paraqes faktin që punonjesit e policisë të pranishëm në operacion përveç armatimit personal kanë pasur në përdorim nga dy armë zjarri të tjera të paregjistruara te cilat nuk kane dashur ti ekzaminojne me ekspertim balistik.

Të ndodhur në këtë situatë, me ndihmën e prokuroreve te kallzuar ata kanë mundur të fallsifikojnë librin e armatimit deri në atë shkallë sa që i ndjeri Fatos Xhani dy muaj pas vdekjes rezulton të këtë firmosur një dokument me nr.63, që vërteton se më 10 Tetor 2009, ka marrë nga magazina e armatimit një armë zjarri të paregjistruar (lidhja 6).

Po e njëta sitatë ka ndodhur edhe me të ndjerin Altin Dizdari, i cili tre muaj pas vdekjes rezulton të këtë firmosur një dokument me nr.211, që vërteton se më 11 Nëntor 2009 ka marrë nga magazina e armatimit një armë zjarri të paregjistruar (lidhja 7).

Veprat penale per te cilat kallzohen.

Krimi i pare per te cilin kallzohen te permendurit eshte “Shperdorimi i detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre ne kundershtim me ligjin, ata kane demtuar interesat e shtetit, drejtesise, dhe te shtetasve, per hetimin e plote te tragjedise.

Te kallzuarit duke keqperdorur funksionet qe u atribuoheshin me ligj, nuk kane filluar procedimin penal ndaj shtetasve Perlat Leli dhe Altin Dizdari, ndonse kane marre dijeni me iniciativen e vete qe keta punonjes policie kishin kryer krimin “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal.

Po keshtu ata ne kundershtim me ligjin kane shmangur teresisht hetimet per nje person tjeter qe po sipas deklarimeve te tyre ka qene shkaku i vrasjes se punonjesit te policise Kastriot Feskaj.

Objekti si element i figures se ketij krimi eshte Ligji Procedural Penal i Republikes se Shqiperise ne nenet 24, 280, 304 e vijues te tij; te mbrojtura ne rastin konkret posacerisht nga neni 248 i K.Penal.

Ana objektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e lidhjes shkakesore ndermjet veprimeve dhe mosveprimeve te prokuroreve te cilat  jane bere shkak i drejteperdrejte per ardhjen e pasojes kriminale; cenimit te neneve 24, 304 e vijues te K.Pr.Penale.

Subjekti i posacem si element i figures se ketij krimi, konsiston ne faktin qe te dy te kallzuarit gjate kryerjes se veprimeve dhe mosveprimeve kane qene me cilesine e prokurorit, kane mbushur moshen per pergjejsi penale dhe kane qene te afte menderisht.

Ana subjektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e dashjes me paramendim per t’i shmangur nga pergjesia penale shtetasit Leli dhe Xhepa.

Vepra e dyte  per te cilen kallzohen te permendurit eshte kryerja e krimit “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal, ku parashikohet shprehimisht qe:

“Kryerja e veprimeve per te ndryshuar vendin e kryerjes se vepres penale duke fallsifikuar nje dokument me qellim per te veshtiresuar dhe penguar zbulimin e vepres penale dhe te autorit te saj denohet …”. 

Sa siper prokuroret Nezha dhe Beci duhen te pergjigjen penalisht sepse ne shkresen qe i kane derguar policise per verifikim kane fallsifikuar targen e autovetures tip Mercedes-benz, nga TR 1638 S ne TR 1658 S.

Ata duhet te pergjigjen penalisht edhe per faktin se me dashje kane futur ne fashikullin e prokurorit dhe ne ate te gjykates dokumentete fallsifikuara ku punonjesit e policise Fatos Xhani dhe Altin Dizdari te cilet kane humbur jeten gjate ketij operacioni, rezultonin te kishin firmosur ne librin e armatimit marrjen e dy armeve disa muaj pas vdekjes.

Objekti si element i figures se ketij krimi eshte Ligji Procedural Penal i Republikes se Shqiperise ne nenet 277 e vijues te tij; te mbrojtura ne rastin konkret posacerisht nga neni 301 i K.Penal.

Ana objektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e lidhjes ndermjet veprimeve dhe mosveprimeve te te kallzuarve qe jane bere shkak i drejteperdrejte per ardhjen e pasojes kriminale; cenimit te nenve 277 e vijues te K.Pr.Penale.

Subjekti si element i figures se ketij krimi, konsiston ne faktin qe te dy te kallzuarit, gjate kryerjes se veprimeve dhe mosveprimeve kane pas mbushur moshen per pergjejsi penale dhe kane qene te afte menderisht.

Ana subjektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e dashjes me paramendim per penguar zbulimin e vepres penale dhe te autorit te saj.

Tirane me 27 Dhjetor 2010
Me konsiderate
Drejtori ekzekutiv i B.M.B
 Sokol Kociu

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto