Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa e para shqiptare që triumfon në “Grammy Awards”, rrëmben jo një por dy çmime


Këngëtarja me origjinë shqiptare ka triumfuar këtë vit në ndarjen e çmimeve “Grammy” duke fituar dy të tillë.

Fillimisht Dua mësoi se ishte shpallur fituese për çmimin e “Kërcimit më të mirë” me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Ky është çmimi i parë “Grammy” në karrierën e Dua Lipës dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Ajo publikoi edhe një video ku shfaqet duke brohoritur bashkë me grupin e saj.

Por nuk vonoi shumë dhe Dua do të merrte një tjetër lajm akoma më të mirë. Ajo u shpall “artistja e re më e mirë”, duke fituar kështu brenda natës, “Grammy”-n e saj të dytë.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, shkruan ajo në Instagram.

Padyshim kjo ishte mbrëmja e Dua Lipës e cila është këngëtarja e parë shqiptare që fiton një çmim “Grammy”. Këngëtarja tjetër Rita Ora, padyshim ka fituar më shumë çmime prestigjioze duke qenë se është futur e para në treg, por nuk ka fituar një “Grammy”.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *