Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion lidhur me çështjen e Dritan Dajtittë cilit i’u hoq dënimi me burg të përjetshëm dhe u dënua me 25 vite burg.
Gjata deklaroi se njerëz të politikës së lartë të mazhorancës kanë takuar në burg Dritan Dajti, duke sqaruar se deklaratat për dërgimin në KLGJ të vendimit të gjyqtarëve janë hipokrizi.
“Persona nga politika e lartë e mazhorancës kanë shkuar dhe kanë takuar në burg Dritan Dajtin. Deklaratat për të çuar çështjen në KLGJ të gjykimit të Dajtit janë hipokrizi sepse e dinë shumë mirë se nuk ka ligj”- deklaroi Gjata në emisionin Opinion.