Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me grusht mjekun e Urgjencës në QSUT, procedohet penalisht 45-vjeçari


Policia ka nisur procedimin penal ndaj 45-vjeçarit i cili akuzohet se ditën e djeshme ka dhunuar fizikisht një mjek të Urgjencës së Infektivit në QSUT.

Sipas policisë, autori i dyshuar ka dhunuar mjekun dhe më pas është larguar nga spitali.

Ai është shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprën “goditje për shkak të detyrës”. Ministrja e Shëndetësisë e dënoi dhunën e ushtruar dhe kërkoi marrjen e menjëhershme të masave dhe dënimin e personit në fjalë.

“Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4,  filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”,  në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *