Vendosni fjalën kyçe....

“Kërcënimet e Lleshajt me burg e vetting ndaj gjyqtarëve minojnë reformën në drejtësi” – Avokati për rastin “Dajti”


Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar se kërcënimi i ministrit të Brendshëm, Lleshaj, për burg dhe vetting ndaj gjyqtarëve që vendosën për uljen e dënimit të Dritan Dajtit nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg, po minon reformën në drejtësi.

Në një status në “Facebook”, Vishaj shkruan se vendimi i shkurtuar i Gjykatës sëë Apelit lidhur me rastin “Dajti” që është publikuar në rrjetet sociale dhe media nuk është i plotë ndërsa thekson se gjyqtarët që kanë votuar kundër kanë kërkuar të shfajësojnë veten e tyre duke ia hedhur fajin treshes së ka votiar pro uljes së dënimit.

Në fund Vishaj thotë se mbetet për t’u diskutuar nëse ligji i procedurës penale ka fuqi prapavepruese në rastin e vendimit ndaj Dritan Dajtit.

“1. Eshte per te ardhur keq qe ne rrjete sociale apo fcb del vendimi i shkurtuar i Gjykates se Apelit, ne nje vendimarrje me shumice anetaresh, dhe pakice mendimesh, te dy gjyqtareve, ku vete gjyqtaret kerkojne te shfajesojne veten e tyre dhe t’ia hedhin fajin shumices vendimarese!!! Vendimi merret ne dhome keshillimi pa pjesemarjen e paleve dhe mendimi i pakices depozitohet i arsyetuar ne sekretarine e gjykates dhe nuk mundet kurrsesi te behet publik me perjashtim te Kolegjit penal qe do te gjykoje ceshtjen mbi bazen e rekursit nese ushtrohet kjo e drejte.

2. Eshte per te ardhur keq edhe deklarata e Ministrit te Brendshem kur ushtron presion me burg apo veting, Gjyqtaret cka po minon Reformen ne Drejtesi aq te deshiruar per ndarjen apo pavaresine e sistemit te drejtesise nga EKZEKUTIVI….

3. Eshte per tu diskutuar nese Ligji procedurial penal ka fuqi prapavepruese nderkohe qe ka hyre ne fuqi ligji 35/2017 i Kodit te procedures penale ne lidhje me gjykimin e shkurtuar kur vepra penale ka ne sanksionin e saj Burgim te perjetshem…nderkohe qe ceshtja objekt gjykimi ne gjykaten e Apelit po gjykohej me 5 gjyqtar me ligjin procedurial penal te vjeter!!!!” – shkruan Vishaj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *