Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja “zgjidh qesen”, sa lekë përfiton secila parti për zgjedhjet e qershorit


Komisioni Qendror i Zgjjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

Ndërkohë LSI, si forcë e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. PDIU do përfitojë 10 milionë kurse socialdemokratët rreth 7 milionë lekë.

KQZ vendosi të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019 si më poshtë:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
  2. Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
  3. Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
  4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
  5. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
  6. Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë

Projektvendimin, ’’Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.

KQZ vendosi miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 qershor 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *