Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Sofrën Tiranase: Mikpritja faktor në bashkimin e shqiptarëve


Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të ‘Sofrës Tiranase’ në Pallatin e Kongreseve. Kreu i shtetit u shpreh se traditat e shkëlqyera tiranase si bujaria, mikpritja dhe solidariteti njerëzor ishin dhe mbeten faktorë për bashkimin e shqiptarëve të të gjitha trojeve në një diversitet kulturor të larmishëm dhe harmonik.

“Në 405-vjetorin e themelimit si qytet dhe me rastin e 99-vjetorit të shpalljes si kryeqytet të Shqipërisë, pata nderin e veçantë të uroj sot nga “Sofra Tiranase” komunitetin e mrekullueshëm tiranas: Gëzuar ditëlindjen e Tiranës sonë të dashur dhe shpalljen e saj kryeqendër të shqiptarisë! Traditat e shkëlqyera tiranase si bujaria, mikpritja dhe solidariteti njerëzor ishin dhe mbeten faktorë për bashkimin e shqiptarëve të të gjitha trojeve në një diversitet kulturor të larmishëm dhe harmoni”, deklaroi Meta.

Gjithashtu, ai vlerësoi me titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”, kreun e shoqatës ‘Tirana’, Arben Tafaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *