Vendosni fjalën kyçe....

Minatorët mblidhen para kryeministrisë: Të na miratohet statusi ose grevë urie


Dhjetëra minatorë dhe anëtarë të sindikatës po zhvillojnë një protestë para kryeministrisë. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, në të kundërt paralajmërojnë se do futen në grevë urie deri në miratimin e tij.

“I bëjmë me dije kryeministrit Rama se ka afat deri në datën 22 shkurt për të plotësuar kërkesat tona, statusin e minatorit. Në rast të kundërt kemi vendosur të futemi në grevë urie. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin e minatorit dhe na përcjellin në kërkesat tona duke mos na i plotësuar.

Merru me minatorët sa nuk është vonë sepse je shumë vonë me ta. Po vdesim përditë, nuk po e kapim pensionin. Të gjithë minatorët po vdesin para moshës 55 vjeç. Ne duam djersën tonë.”

Kjo nuk është hera e parë që minatorët zhvillojnë protestë. Disa muaj më parë ata kanë zhvilluar disa protesta para kryeministrisë, kuvendit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata i ndërprenë protestat asokohe pas takimeve me përfaqësues të kryeministrit Rama dhe ish-ministrin Gjiknuri të cilët u premtuan se do i shqyrtonin kërkesat e tyre dhe do u jepnin zgjidhje. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *