Vendosni fjalën kyçe....

“Njerëzit i harruan hipopotamët”, kolumbianët nuk menaxhojnë dot trashëgiminë që u la Pablo Escobar


Më shumë se 50 hipopotamë të egër të cilët janë lënë pas nga Pablo Escobar në Kolumbi, po kërcënojnë ekosistemin dhe sigurinë e banorëve vendas, por askush nuk e di se çfarë të bëjë me ta.

Escobar kontrabandoi katër hipopotamë në fermën e tij në Villa Napoles, për t’i bërë pjesë në kopshtin zoologjik të tij, i cili ishte shtëpia e qindra kafshëve ekzotike (dhe të paligjshme), përfshirë elefantët dhe gjirafat, shkruan “RT”.

Në kohën kur Escobar vdiq në fillim të viteve ’90, shumica e kafshëve u zhvendosën nga qeveria – me përjashtim të hipopotamëve. Është vlerësuar se tani ka më shumë se 50 pasardhës të hipopotamëve që Escobar solli në Kolumbi.

“Njerëzit i harruan hipopotamët”, tha David Echeverri i CORNARE, agjencisë mjedisore të ngarkuar me menaxhimin e hipopotamëve.

Kolumbia tani është vendi i vetëm në botë që mban hipopotamë të egër, përveç Afrikës, duke u bërë me parkun e vet në vitin 2007.

Pjesa më e madhe e atyre jetojnë ende atje, por është e vështirë të menaxhohen dhe disa prej tyre arrijnë të largohen nga parku dhe t’u afrohen banorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *