Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, e moshuara dërgohet në spital (VIDEO)


 

Një apartamet është përfshirë nga flakët në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit,  në apartamentin ku ndodhej brenda një grua e moshuar.

Shërbimet zjarrfikëse e kanë shpëtuar gruan e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë po punohet për neutralizimin e flakëve.

“Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *