Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Spiropali publikuan fytyrat e prindërve, UNICEF: Publiciteti mund t’i shkaktojë trauma 13-vjeçares


 

Rasti në Kavajë vazhdon të komentohet për shkak të përmasave të rënda të ngjarjes, ku e dhunuara është një 13-vjeçare dhe autorët janë po ashtu të mitur.

Situata përkeqësohet akoma më shumë sidomos pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, vendosën të publikonin fytyrat e prindërve të vajzës.

Unicef Albania ka reaguar lidhur me rastin, duke kërkuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe duke dënuar jo vetëm dhunën por edhe publicitetin e tepruar.

Sipas UNICEF, zbulimi i identitetit mund të shkaktojë trauma më të mëdha te të mbijetuarit.

“ Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit të fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna eshte gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.

Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

Prandaj, UNICEF-i i ben apel  të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi  te gjita motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.”, thuhet në njoftimin e UNICEF.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *