Vendosni fjalën kyçe....

“Rama po e denigron Universitetin dhe pedagogët për ta çuar drejt privatizimit”


Fushata e kryeministrit Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij për denigrimin e Universitetit Publik dhe të trupës akademike ka si synim të vetëm shkatërrimin e këtij institucioni publik me rëndësi jetike dhe hapja e rrugës për privatizimin e tij për interesa të ngushta të grupeve të lidhura me qeverinë.

Ka qenë kjo akuza e bërë nga pedagogu Mark Marku, në Komisionin e Medias, ku sot po zhvillohet një seancë dëgjimore ne kërkesën e vetë pedagogëve.

Gjatë fjalës së tij në fillim të seancës dëgjimore, Marku, tha se kjo fushatë ka këtë qëllim të errët ndërsa theksoi se Pakti për Universitetin i propozuar nga Rama nuk e zgjidh krizën dhe problematikën e Universitetit Publik. Sipas tij, VKM-të e Ramës e pezullojnë krejtësisht autonominë e universiteteve dhe liritë akademike.

“Kjo fushatë denigrimi dhe shkatërrimi e universitetit publik që po ndodh këto 4 vjet, synon që t’i çojë universitetet drejt degradimit të plotë me synim privatizimin e tyre në funklsion të disa interesave të grupeve të caktuara. Pakti për Universitetin nuk e zgjidh krizën ndërsa VKM-të e pezullojnë totalisht autoniminë e universiteteve si dhe liritë akademike.” – tha Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *