Templates by BIGtheme NET

Rikthehet epidemia e Ebolas, humbin jetën dhjetëra fëmijë

Rreth 100 fëmijë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos vitin e e kaluar dhe kriza po rikthehet sërish, me numrin e rasteve të reja që u dyfishuan muajin e kaluar, sipas organizatës “Save the Children”.

Gjithsej 97 fëmijë kanë vdekur nga sëmundja virale që nga shpërthimi i epidemisë në muajin, 65 prej të cilëve ishin më të vegjël se 5 vjeç.

Numri i rasteve të reja u shfaq në janar, nga rreth 20 në javë në më shumë se 40, sipas organizatës së bamirësisë. Vetëm gjatë tre javëve të fundit të janarit, ishin shtuar me 120 raste të reja.

Ebola, që shkakton ethe, dhimbje koke të rënda dhe në disa raste hemoragji, vret rreth gjysmën e të infektuarve, edhe pse shpërthimi i fundit ka një shkallë vdekjeprurëse prej rreth 60%.

Shpërthimi i epidemisë në Kongo është i dyti më vdekjeprurës në historinë e vendit, që prej vitit 2014, kur sëmundja vrau më shumë se 11.000 persona, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto