Vendosni fjalën kyçe....

Roja në Vorë gjendet i varur në vendin e punës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, ku punonjësi i një firme private është gjetur i varur. Mësohet se 56-vjeçari i gjetur i varur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ishte roja i biznesit privat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

“Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *