Templates by BIGtheme NET

Rrihet mjeku i Urgjencës, QSUT kërkon dënimin e autorëve

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar ashpër lidhur me dhunimin e një mjeku në krye të detyrës, në urgjencën e spitalit infektiv.

Përmes një njoftimi për mediat, drejtoria e QSUT-së, i bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të dënojë autorin.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe drejtoria e QSUT-së e pranon se mjekët dhe infermierët dhunohen shpesh herë ndaj i bën apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agrsesioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale.

Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.
Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.”, thuhet në njoftimin e QSUT-së.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto