Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Te kthesa e Kamzës do ndërtohet terminali, deputeti: Hiq dorë, nuk e falim tokën me shantazh


Pas lajmit të shpërndarë gjerësisht në medie se projekti për ndërtimin e terminalit të autobusëve kishte dështuar dhe në sipërfaqen e projektuar do të ndërtohej një qendër tregtare ka sjellë një debat në distancë mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe zhvilluesit të qendrës tregtare.

Ditën e sotme Veliaj nga mbledhja në Bashki deklaroi se te Kthesa e Kamzës nuk do ndërtohet asnjë qendër tregtare duke shigjetuar edhe deputetin që është përfshirë në atë projekt.

Terminali i projektuar

Për të gjithë ata privatë që një tokë shteti, siç ishte zona e kthesës së Kamzës në librat e Bashkisë së Tiranës, e kanë tjetërsuar me lloj-lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare, dua t’iu them sot publikisht se nuk me intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat”-deklaroi sot Veliaj.

Pas kësaj deklarate të kryebashkiakut të Tiranës ka reaguar deputeti i shigjetuar nga vetë Veliaj, i cili është zgjedhur si përfaqësues në parlamentin e Kosovës.

Ramiz Kelemendi i cili kërkon zhvillimin e projektit te kthesa e Kamzës nëpërmjet një postimi në Facebook ka sqaruar se ka pasur një takim mes tij dhe Veliajt para tre vitesh dhe ai e ka mbështetur për ndërtimin e qendrës tregtare.

Projekti për qëndër tregtare

I nderuar kryebashkiak Veliaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së prones për ndërtimin e ETC-së.
Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcellën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti
”- shkruan Kelmendi.

Më tej Kelmendi i bën thirrje Veliajt të heqë dorë nga dhe se nuk ka ndërmend që t’i japë pronën bashkisë me shantazh.

Postimi i plotë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *