Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas videoskandalit të policit në Malësinë e Madhe duke theksuar se identifikohet me policët që arrestuan punonjësin “pervers” sicc e quan ai.
Më tej Lleshaj shkruan se policët nuk janë të tijët por të Shqipërisë dhe se asnjë polic pervers nuk mund të njollosë policët e tjerë.
“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”-shkruan Lleshaj.