Vendosni fjalën kyçe....

“Apple” largohet nga Suedia, s’e lejuan të ndërtonte dyqanin në parkun e qytetit


Gjiganti amerikan i teknologjisë, kompania “Apple” pritet të largohet nga Suedia, pas përplasjeve me Këshillin Bashkiak të kryeqytetit Stokholm, që votoi kundër planit të kompanisë amerikane për ndërtimin e një dyqani në një park historik.

Koalicioni i ri i qendrës së djathtë në këshillin e qytetit vendosi të kundërshtojë planet fillestare për të ndërtuar një dyqan gjigant në parkun e Kungsträdgården.

Ndërtesa aktualisht e zënë nga një restorant, u ble nga kompania “Apple” disa vjet më parë për 129 milion krona suedeze (13.9 milion dollarë) pasi qeveria e mëparshme e qytetit miratoi projektin.

“Apple” njoftohet se u zemërua nga vendimi, pasi kompania kishte bërë disa ndryshime në projekt për të përshtatur më mirë vendndodhjen historike.

Autoritetet e qytetit të Stokholmit u ofruan për të gjetur një vend të ri për një dyqan, por u refuzuan nga kompania amerikane që ka marrë vendimin të largohet duke mos e nisur projektin e parashikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *