Templates by BIGtheme NET

Arben Frroku drejt lirimit, gjykata e Hagës vendos për mosekstradimin

Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për ekzekutimin e Komisarit të policisë, Dritan Lamaj, nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Frroku u arrestua në Holandë, por gjykata e Hagës ka vendosur për mosekstradimin  e tij.

Më herët gjykata në Holandë që shqyrtoi çështjen kishte vendosur për ekstradimin e tij por me vendimin e sotëm, gjykata e Hagës vendosi për mosekstradimin e Frrokut.

Arben Frroku u arratis nga vendi në vitin 2015 ndërsa është arrestuar në Holandë në vitin 2016.

Ai u dënua me burg përjetë në mungesë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, 10 ditë para marrjes së vendimit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto