Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se protesta e 16 shkurtit do të tubim final.
Basha në ftesën e tij ka thënë se në shesh do të jetë i gjithë populli dhe shtresat në nevojë.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se ditën e shtunë në protestë do të jenë dhe policët të cilët, 70% e tyre duan të ikin nga ky vend.
Kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë kur tha se të shtunën qytetarët do i zënë si minj në kryeministri.
“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.
Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”- u shpreh Basha.