Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Poradecit.
Në fjalën e tij Basha se qeverisja kriminale dhe mafioze e Edi Ramës e ka zhytyr vendin në mjerim dhe i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit në Tiranë për t’i thënë ndal kësaj qeverie.
Basha theksoi se Rama me një dorë oligarkësh po vjedhin dhe grabisin çdo gjë në vend ndërsa tha se PD-ja ka një plan të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ku është zhytur.
“Kupa është mbushur dhe po derdhet. Ndaj t’i hapim rrugë një plani ekonomik, që këta të kthejnë miliardat që kanë vjedhur dhe në burg do të shkojnë. Të gjithë qeveritarët e korruptuar si minjtë në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt dhe do t’i çojmë para drejtësisë. 16 Shkurti do të jetë ditë mësimi historik. Ky vend është i popullit, këto taksa janë të njërëzve, nuk do të tolerohen më 5 njerëz që të zhvasin pasuritë e shqiptarëve. Më 16 shkurt jepini një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund dhe koha e fjalëve ka marrë fund. Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën në Tiranë, kundër qeverisjes së Ramës.” – tha Basha.