Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Spiuni Meçollari emërohet komandant i Forcës Detare


“Spiuni Artur Meçollari emërohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forcës Detare të vendit!”, shkruan këtë të martë ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha publikon mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se është emëruar zv.Komandant nga ministrja Olta Chaçka.

“Përshëndetje dr. Ju bëjmë me dije se Artur Meçollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja (biles i liruar njëherë nga ushtria për këtë fakt) dhe së fundi i përfolur si shërbëtor e spiun i grekëve gjatë angazhimit të tij në grupin teknik të Shqipërisë për demilitimin e ujrave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, sapo u emërua Zv/Komandant i Forcave Detare.

Ky emërim i bërë nga ministrja Xhaçka bëhet në një kohë kur Ministrja i ka kërkuar Presidentit të Republikës shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qëllimi është i qartë, parapërgatitjen e zotit Meçollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundësuar kështu, ushtrimin e kompetencave të plota nga ana e tij, në ushtrimin e përgjegjësive të komando-kontrollit në drejtimin e Forcës Detare, e cila në misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.

Ju lutem ndërhyni sa më parë, pasi nuk mundet t’i besohet një përgjegjësi kaq e rëndësishme një njeriu të dyshimtë për lidhje agjenturore dhe plot rekorde të tjera negative të njohura tashmë nga gjithë korpusi i ushtarakëve dhe pse jo opinioni publik.

Një veprim i tillë cënon rëndë integritetin moral dhe besueshmërinë e Forcave të Armatosura, si një nga strukturat më serioze të shtetit.”

Artur Meçollari


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *