Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari: Majko, ndoshta kryeminisitër tranzitor


 

“Rrethojmë kryeministrinë deri në largimin e Ramës. Pandeli Majko, ndoshta kryeministër tranzitor”, kështu ka deklaruar Endrit Braimllari.

Deputeti i LSI-së deklaron se masa e protestuesëve do qëndrojë pa limit në bulevard, në 16 shkurt, ditën e protestës së opozitës. Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar Kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku bashkë me përfaqësues të PD-së, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestuesëve të mos largohen pas fjalimeve por të qendrojnë te Kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. Në këtë mënyrë një person brenda PS-së por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, për shembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standardeve”,  tha Braimllari.

Dje opozita publikoi platformën e koalicionit opozitar, ku kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *