Pas protestës së 16 shkurtit. Kjo është përgjigja e Dashamir Shehit, kur u pyet nga Adi Krasta lidhur me kohën kur opozita do përcaktonte kandidatin që do të konkurojë Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës.
“Unë e kam gjykuar dhe vazhdoj ta them se ai që do shkojë për Bashkinë e Tiranës do shkojë si një zgjidhje politike jo se ky është një inxhiner i zoti dhe se i bën punët më mirë”, tha Shehi.
I pyetur në një situatë hipotetike, nëse vetë Shehi do të ishte kandidati, Krasta i kërkoi atij një koment lidhur me vjedhjen e punët që duhen kryer.
“Puna e parë është të bësh punë e të mos vjedhësh. Unë gjykoj që kjo ndodh. Shqiptarët mendojnë që s’ka njerëz që s’vjedhin jo mo ka njerëz që nuk vjedhin. Ti jepet fund kësaj legjendës këta vjedhin por punojnë. Unë nuk e kam shmangur vendimin për të hyrë në garën e Bashkisë, do e vendosim pas protestave. Unë fillimisht do i ftoja kolegët hajde të bëjmë një sistem të ri zgjedhor.”, theksoi Shehi.
Shehi është i njohur për mesazhet depërtuese te publiku lidhur me gjendjen e politikës në Shqipëri. Ende Rama nuk ka qartësuar nëse do e rikandidojë Veliajn.