Vendosni fjalën kyçe....

Flakët përfshijnë hotelin në Indi, digjen 17 persona


Një zjarr masiv që shpërtheu në një hotel në Nju Delhi të Indisë ka vrarë 17 vetë, thanë zyrtarët për “AFP”. Mbi 30 vetë u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët arritën të vënë nën kontroll flakët pas disa orësh.

Shpërthimi i zjarrit u raportua në orët e hershme të së martës, me video që tregonin katet e larta të ndërtesës të përfshirë nga flakët. Ajo u shua pas një operacioni që zgjati më shumë se 3 orë, me 35 vetë të shpëtuar.

Mes 17 të vdekurve ishte një fëmijë, njoftuan zyrtarët e zjarrit. Zyrtarët thanë se besonin se flaka ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër.

Nuk është e qartë nëse hoteli ishte i pajisur me masa antizjarr, tha një zyrtar i qeverisë, duke shtuar se nëse vërtetohet se nuk kishte masa kundër flakëve, pronari i ndërtesës mund të përballet me akuza penale.

Tragjedia vjen vetëm dy muaj pasi gjashtë vetë u vranë dhe më shumë se 100 të plagosur kur një zjarr shpërtheu në një spital në Mumbai në dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *