Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi nuk ndalet në merkato, kësaj here bën pazar në Angli


Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato pasi synon të rikthehet në majën e futbollit evropian, ku duhet thënë mungon prej shumë vitesh.

Torinezët kanë bërë disa përforcime cilësore në merkato dhe pas blerjes së Ronaldos tani i kanë hedhur sytë ga Anglia. Bardhezinjtë synojnë të afrojnë egjiptianin e Liverpulit, Salah.

Ata kanë nisur bisedimet me drejtuesit e klubit anglez për të marrë në verë sulmuesin e rëndësishëm. Për shërbimet e tij, ata janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 100 milionë euro dhe argjentinasin Dibala.

Ky i fundit është praktikisht i ikur në verë dhe për shërbimet e tij janë interesuar deri tani Real Madridi dhe Barcelona. Por tashmë në garë është futur edhe Liverpuli.

Duhet thënë se Salah është ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit anglez dhe mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit do vendosin ta largojnë, gjë që do ishte një ndryshim i madh në lojën e ekipit, që këtë sezon është në garë për titullin kampion  dhe Ligën e Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *