Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/Si u rrëzua helikopteri ushtarak në Turqi ku humbën jetën 4 vetë


Ky është momenti kur një helikopter turk rrëzohet mbi Stamboll. Katër vetë humbën jetën nga rrëzimi i mjetit ushtarak.

Ushtarët u vranë kur helikopteri u rrëzua në një lagje banimi në anën aziatike të Stambollit të hënën, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit.

“Reuters” raporton se ambulancat nxituan në vendngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk pati qytetarë të lënduar.

Ende nuk është zbuluar shkaku i rrëzimit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *